-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I kërkoi mëshirë, Trump: Peshkopja dhe kisha e saj duhet të kërkojnë falje

Kryesoret

Peshkopja Marrian Edgar Budde gjatë një ceremonie ndërfetare në katedralen Kombëtare të Uashingtonit i ka bërë lutje presidentit Donald Trump që të ketë mëshirë për emigrantët dhe pjesëtarët e komunitetit LGBTQ.

Pas kësaj ka reguar Trump ku ka publikuar një mesazh në rrejtin social Truth. Trump shprehet që peshkopja dhe kisha e saj të kërkojnë falje publike.

“E ashtuquajtura peshkope, e cila foli në shërbesën e Lutjes Kombëtare të martën në mëngjes, ishte një radikale e majtë dhe urrente Trump-in. Ajo e futi kishën në botën e politikës në një mënyrë aspak të hijshme.

Nuk përmendi numrin e madh të emigrantëve të paligjshëm që futen në vendin tonë dhe vrasin njerëz. Përtej deklaratës së papërshtatshme, shërbesa ishte e mërzitshme dhe jo frymëzuese. Ajo nuk e bën shumë mirë punën e saj! Ajo dhe kisha e saj të na kërkojnë publikisht falje”, tha ai.

Peshkopja e Uashingtonit i drejtohet Trumpit: Kini mëshirë zoti President

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit