Deputeti demokrat Asllan Dogjani është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për të marrë pjesë në seancën paraprake ku do të vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ngarkim të tij. Dogjani akuzohet për fshehje të pasurisë.
Para se të hynte në ambientet e Gjykatës së Posaçme u shpreh që pres drejtësi.
Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë.
Sipas hetimeve Dogjani është bërë pronari i apartamenti në të cilën parashikohej se vlera e tij do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.