-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miratohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve në Maqedoni, licencat edhe në shqip

Kryesoret

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Kësaj here ligji pësoi ndryshime sa i përket pajisjes me licenca për nëpunësit e çerdheve, të cilat do të mund të merren edhe në gjuhën shqipe, respektivisht gjuhën që e kërkon vetë kandidati.

Votimit të këtij ligji i parapriu përplasja e ashpër mes deputetëve.

Nga VMRO-DPMNE parashtruan dy amendamente për Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve pasi dje i harmonizuan me partnerin e koalicionit VLEN.

Me këtë parashihet mundësia që testimi të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe nëse këtë e kërkon kandidati, ndërsa e njëjta do të vlejë edhe gjatë dhënies së licencave.

Por nga Fronti Evropian nuk pajtohen dhe do të votojnë kundër për shkak se kjo nuk është zgjidhje më e mirë nga ajo e mëparshmja.

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve u miratua para festave të fundvitit, por presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova nuk e nënshkroi dekretin që të harmonizohen me Kushtetutën.

Pas votimit të dytë, presidentja nuk ka të drejtë që të përdorë përsëri veto dhe ka obligim që ta nënshkruajë ligjin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit