Policia Rrugore e Lezhës gjatë muajit janar ka vendosur 2053 gjoba për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar sigurinë.
Gjithashtu janë arrstuar edhe 8 shoferë, ku 3 ishin në gjendje të dehur dhe 5 të tjerët pa leje drejtimi. Ndërsa gjobat u vendosën kryesihst për qarkullim me shpejtësi të lartë, përparakalime të gabuara, për përdorim të celularit, shkelje të kodit rrugor etj.
Gjatë muajit janë vendosur 2053 masa administrative nga këto:
-845, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara
-341, për parakalime të gabuara
-173, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit
-22, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse
-31, për mosvendosje të rripit të sigurimit
-23, për drejtim të mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike
-373, për parkime të gabuara
-245, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor