Projektligji i depozituar nga Blendi Klosi, ku kërkohet që hotelet me 4 dhe 5 yje të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat korporative për një periudhë 10 vjeçare ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë.
“Dhëniet e statusit special të investimeve strategjike, po e marrin statusin strukturat nga Lëkursi në Butrint duke vazhduar në të gjitha zonat e tjera të mbrojtura.
Po mbushet jugu me favore fiskale dhe strategjike duke diskriminuar cdo biznes të ndershëm. Atje ka struktura me 30 vite që me zor ia dalin. Atje, në jug po diskriminohet 95% e bizneseve” tha Jorida Tabaku.
Sa janë përfituesit? Blendi Klosi, tha se janë shumë, por deputeti socialist Erion Braçe i kërkoi transparencë. “Rrotullojeni si të doni, është favor fiskal dhe ka nevojë për transparencë. Dua të na vini në dispozicion, sot.
Nga e gjitha çfarë është thënë në media, pjesa më e madhe e tyre janë përqendruar në Tiranë dhe në rast se mund të më ndihmon në listë, nëse ka një të tillë në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Divjakë, Golem, Darëzezë, Vlorë brenda, Palasë, a janë 11, nëse janë 11 e përfshin të gjithë vijën ku bëhet turizëm, në Dhërmi, livadh, Ksamil, Sarandë.
Sa është fitimi i deklaruar i tyre që kanë operuar gjatë kësaj periudhe në territorin e Shqipërisë, sa kanë deklaruar si fitim, që ne e kemi përjashtuar nga pjesa e tatimit” tha ai.