Gjatë natës reshje dëbore kanë rënë në Bog-theth dhe Hani i Hotit Tamarë. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se borëpastrueset po vijojnë punën në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.
Gjithashtu bën apel drejtuesve të makinave që të kenë kujdes të shtuar për shkak të lagështisë në rrugë dhe të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në zonat malore me dëborë.
“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Bogë-Theth dhe Hani i Hotit Tamarë.
Mjetet borëpastruese kanë vijuar me punën në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, shkruan ARRSH.