Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka kërcënuar Presidentin rus, Vladimir Putin, me “nivele të larta” taksash dhe sanksionesh nëse nuk arrin një marrëveshje paqeje me Ukrainën.
Trump theksoi se nuk dëshiron të dëmtojë Rusinë, por u shpreh i gatshëm të veprojë nëse konflikti vazhdon.
“Unë e dua popullin rus dhe kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me Presidentin Putin,” tha ai.
Ai gjithashtu ka lavdëruar marrëdhënien e tij të mirë me popullin rus dhe Putin, duke përmendur gjithashtu ndihmën e Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.