Zjarri ka përfshirë një banesë njëkatëshe në lagjen “Kadri Qystri” të Lushnjës, duke shkatërruar gjithçka brenda saj.
Fatmirësisht, familja ka shpëtuar në kohë dhe nuk ka pasur të lënduar. Zjarrfikësit ndërhynë për të vënë në kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Dyshohet se shkëndija elektrike apo oxhaku mund të kenë shkaktuar zjarrin, ndërsa në zonë është ndërprerë energjia elektrike.