Një aksident automobilistik ka ndodhur në pasditen e sotme në Rrugën e Elbasanit, në Tiranë.
Një makinë, e drejtuar nga një 52-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke goditur një 63-vjeçar që lëvizte me biçikletë dhe një këmbësore 18-vjeçare. Pas përplasjes, automjeti u godit me murin rrethues të një ndërtese.
Të dy të plagosurit janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Aksident në Tiranë, makina përfundon në trotuar, dyshohet për të lënduar