-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dorian Teliti: 29 kontrata te ‘5D’, drejtorët ngritën skema kriminale

Kryesoret

Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak të PD-së, ka denoncuar ngritjen e grupeve të strukturuara në administratën publike, duke theksuar se për të lëvizur fonde buxhetore është e nevojshme një grup i organizuar.

Ai ka folur për 29 kontrata koncesionare të lidhura me kompaninë ‘5D’, duke theksuar se kjo nuk mund të jetë një rastësi, por një gabim të qëllimshëm të një grupi besnik ndaj eprorit.

Dorian Teliti: “Nuk është një veprim individual. Për të lëvizur fonde buxhetore kalohen disa hallka, sepse ka një legjislacion që është shumë i mirë. Nga ana proceduriale gjërat janë shumë të mira në Shqipëri.

Për të futur duart dhe për të prishur këtë lloj sistemi, të duhet një grup njerëzish që duhet të kenë vullnetin, aftësinë për shkelje dhe presistencën. Kjo s’bëhet dot që në momentin e parë që dikur vjen në zyrë, por duke krijuar një grup që janë besnikë ndaj eprorit, ku eprori do fusë duart, dhe njëri do fusë dy gishta, tre gishta, do marrë secili pjesën e vet.

Ne deri më sot dimë 29 kontrata që janë për 5D-në. Të përsëritësh 29 herë të njëjtin gabim nuk ndodh. Po e vazhdove do të thotë që je i qëllimshëm në gabimin tënd. Fakti që janë 29 raste me të njëjtën skemë…Një skemë edhe arrogante, 5D, 5 drejtorë. Për 29 kontrata që ne kemi dijeni kapin vlerën 35 milionë euro në totalin e tyre”.

Teliti thotë se kontratat koncesionare nuk janë konceptuar si duhet, pasi janë zgjedhur koncesione pa garë, dhe kontratat janë lënë të hapura në vlerat e tyre vit pas viti, duke mos vendosur tavane financiare.

Dorian Teliti: “Këto janë kontrata koncesionare që s’janë konceptuar si duhet. A duhet të kryhej sterilizimi? Absolutisht që po. Por përmes Bankës Botërore kishim krijuar një strukturë të posaçme në QSUT, e gatshme për t’u vënë në operim, e njëjta gjë me laboratorët. Pse me koncesion? A kishte nevojë për përmirësim, po.

Buxheti u ngarkua me 80 herë më tepër për të përballuar një kosto që mund përballohej nga struktura shtetërore. E dyta pse pa garë?! Këto kontratat pse janë ende të hapura në vlerat e tyre. I kanë lënë me xhepa të hapur që nëse ka nevojë, shtohen fondet, dhe nuk ka tavane financiare.

Të gjitha janë arsye mëse të mjaftueshme për t’i anuluar këto kontrata dhe këto s’janë bërë pa dijeni. Quhen grupe të strukturuara sepse ke të përfshirë ministra, zv.ministra, koncesionarin. Nuk mund të dalin disa lacash lagjesh që një ditë bëjnë fushatë për Veliajn, pastaj bëhen drejtorë që na ngrenë skema kriminale dhe vjedhin dhjetëra miliona euro”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit