-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj: Faza e dytë e TEDA Tirana nis, krijohen 5-7 mijë vende pune

Kryesoret

Punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana kanë nisur dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka theksuar se ky projekt do të sjellë rreth 5-7 mijë vende pune.

Ai e përshkroi këtë fazë si një mundësi të madhe për zhvillimin ekonomik, duke theksuar se “Në këtë fazë do të ndërtojmë të gjitha ndërtesat e administratës, si dogana, tatimet, sigurisht edhe për Bashkinë e Tiranës, e cila administron për herë të parë një zonë të lirë ekonomike.”

Veliaj shtoi se TEDA Tirana do të jetë një qendër për industrinë e teknologjisë, si dhe për sektorët e IT-së dhe inteligjencës artificiale. “Këto janë punët e së ardhmes, kryesisht për ‘data center’, për qendra të mëdha të të dhënave dhe për teknologjinë e informacionit,” u shpreh ai.

Ai gjithashtu ftoi të rinjtë të përqendrohen në shkencat kompjuterike dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron Bashkia, siç janë bursat për kurset te Qendra Tumo, të cilat janë “100% të paguara nga Bashkia e Tiranës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit