-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë e Shqipërisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Italinë

Kryesoret

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë dhe Gjykata e Lartë e Kasacionit të Republikës së Italisë kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme, duke shënuar një hap për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare në fushën e gjyqësorit.

Në një ceremoni të zhvilluar në Romë, kryetarët e të dy gjykatave, Sokol Sadushi dhe Margherita Cassano, nënshkruan marrëveshjen që synon forcimin e shkëmbimit të përvojës dhe praktikave më të mira mes sistemeve gjyqësore të Shqipërisë dhe Italisë. Ky është një hap historik, pasi është hera e parë që dy gjykata të këtij niveli krijojnë një partneritet të tillë.

Marrëveshja ka për qëllim të rrisë bashkëpunimin dhe të përmirësojë cilësinë e veprimtarisë gjyqësore, duke kontribuar në zhvillimin e aftësive profesionale të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës të të dyja gjykatave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit