-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Kushtetuese vendos datën e gjykimit të Ahmetajt

Kryesoret

Ish-zëvendëskryeministri në arrati Arben Ahmetaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese sekuestron e vendosur nga Prokuroria e Posaçme SPAK për disa llogari bankare dhe disa apartamente. Gjykata Kushtetuese ka vendosur datën 18 shkurt ora 10:00.

Gjykata Kushtetuese më herët ka rrëzuar kërkesat e familjarëve të Ahmetajt për kthimin e pronave të sekuestruara, duke argumentuar se sekuestrimi është kryer në përputhje me ligjin dhe nuk ka shkelur të drejtat e tyre kushtetuese.

Arben Ahmetaj është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitit të kaluar është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është vënë nën hetim nga SPAK, teksa gjithashtu dështoi në nismën juridiko-ligjore ku kundërshtonte hetimet dhe disa sekuestrime të SPAK, si kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i një vile në Palasë.

Ankimimet e tij u rrëzuan gjithashtu nga Kushtetuesja, teksa aktualisht është i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Më 23 shtator SPAK njoftoi shtyrjen me 3 muaj të hetimeve të dosjes. Për të është raportuar se ka kërkuar azil në Zvicër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit