-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kroacia dërgon notë proteste Serbisë për keqtrajtimin e pesë kroatëve

Kryesoret

Kroacia ka dërguar një notë proteste në Serbi për trajtimin e qytetarëve kroatë në atë vend.

Shteti kroat ka kërkuar shpjegime dhe ka shprehur një protestë të fortë për keqtrajtimin e pesë kroatëve, të cilët kanë përjetuar sjellje të papranueshme gjatë qëndrimit të tyre në Serbi.

Ministri i Punëve të Jashtme, Gordan Grliq Radman, ka njoftuar se do të informohet Komisioni Evropian dhe do të rishikohet rekomandimi për udhëtimin e qytetarëve kroatë në Serbi.

“Ne do të dërgojmë një notë proteste, do ta informojmë delegacionin e Bashkimit Evropian në Beograd për veprimet e autoriteteve serbe dhe sjelljen e tyre, në të cilën ata i vendosën qytetarët kroatë në pozitë poshtëruese.

Ne do të mbledhim sistematikisht të gjitha rastet e keqtrajtimit të qytetarëve kroatë dhe do të informojmë Komisionin Evropian dhe Presidencën polake (BE) për këtë dhe, natyrisht, do të rishikojmë rekomandimin për udhëtimin e qytetarëve kroatë në Serbi”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit