-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Media italiane: Meloni ndërton central bërthamor në Shqipëri?

Kryesoret

“Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për Italinë? Ideja, e cila është gjithashtu në përputhje me prirjen e qeverisë italiane për të transferuar dosje të mprehta si emigracioni përtej Adriatikut, aktualisht po qarkullon si shaka (por jo shumë), pas takimeve dhe marrëveshjes së fundit në Abu Dhabi”. Kështu shkruan një nga mediat italiane, faqja e energjisë Staffetta Quotidiana.

Këtë ide e çon më tej edhe ANSA, që shkruan se “nuk është për t’u habitur që faqja e energjisë Staffetta Quotidiana ka hedhur hipotezën se impiantet e reja mund të ndërtohen në Shqipëri dhe të lidhen me Italinë me një kabllo nënujor”.

Pak ditë më parë Rama dhe Meloni nënshkruan në Abu Dhabi marrëveshjen për kabuj nënujorë që do të përcjellin rrymën nga vendi jonë drejt Italisë, një investim nënujor gati një miliard euro, në një kohë që Shqipëria. Por a mund të fshihet pas kësaj projekt akoma më i rëndësishëm se sa thjesht kabujt që kalojnë nën Adriatik?

Në Itali, po diskutohet një projektligj që rikthen projektet e prodhimit të energjisë nukleare. Dokumenti është në tryezën e kryeministres Xhorxhia Meloni dhe shumë shpejt, gati dy javë duhet marrë një vendim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit