Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca paraprake për çështjen “Sterilizimi” ndaj ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt.
Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi, pasi sipas tij ajo nuk ka pranuar që të japë një vendim më të arsyetuar për rëndimin e akuzave të tij. Kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata dhe gjyqtarja ka shqyrtuar çështjen.
Beqaj është shprehur në sallë duke akuzuar gjyqtaren se procesi ndaj tij është politik pasi nuk ka një akuzë për atë që akuzohet. Ai gjithashtua ka kërkuar pushim të gjykimit të shkurtuar, ekspertizë të re dhe plotësim hetimesh.
“Më janë shkelur të drejtat, akuzat e mia i ka bërë PD, keni dëmtuar në mënyrë të qëllimshme procesin, nuk ka një akuzë të shkruar për atë që akuzohem, ndikimi juaj është politik, vendimet tuaja i duartroket Sali Berisha, ju dhe prokuroria nuk keni dashur të zbuloni të vërtetën, unë nuk kam mundësi të mbrohem, por vetëm të denoncoj”, ka deklaruar Beqaj.
Çështja e Sterilizimit, rrëzohet kërkesa e Beqajt për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi