Një 58-vjeçare, Ioanna Tzouma, ka humbur jetën nga gripi H1N1 në Greqi, duke shënuar viktimën e parë të këtij lloji pas disa vitesh.
Ajo ka ndërruar jetë në terapinë intensive të Spitalit të Volos, pasi shëndeti i saj u përkeqësua pas disa ditësh me simptoma të lehta. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, Tzouma nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të dështimit të shumë organeve.
Në të njëjtin spital është shtruar edhe një 70-vjeçar, që ka arritur të kalojë rrezikun. Autoritetet shëndetësore kërkojnë vaksinim të vazhdueshëm për të parandaluar përhapjen e gripit.