Presidenti Donald Trump me një goditje të stilolapsit mund t’i zhysë fqinjët më të afërt të Amerikës në recesion. Trump në ditën e tij të parë në detyrë, sugjeroi se ai mund të bëjë pikërisht këtë. Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa 25% për të gjitha mallrat nga Kanadaja dhe Meksika më 1 shkurt në përgjigje të asaj që ai e sheh si siguri të pamjaftueshme kufitare që nuk ndalon drogën dhe emigrantët të vijnë në Shtetet e Bashkuara.
Rritja e tarifave ndaj Kanadasë dhe Meksikës do të rrezikonte fillimin e një lufte tregtare të plotë brenda ekonomisë thellësisht të ndërlidhur të Amerikës së Veriut, ku zinxhirët delikatë të furnizimit kanë ndërtuar lidhje të ngushta gjatë disa dekadave të fundit.
Do të ishte një lojë e rrezikshme për Trump, një lojë me implikime masive për të gjithë kontinentin – dhe një provë për tre vendet fqinje, të cilat kanë të gjitha lidership të ri ose në tranzicion. Ekonomistët thonë se tarifat, nëse ato materializohen, do t’i dërgonin me shpejtësi ekonomitë kanadeze dhe meksikane në recesion dhe me gjasë do të rrisnin çmimet e konsumit për amerikanët në makina, benzinë dhe artikuj të tjerë të importuar.
“Kjo do të ishte një luftë e vërtetë tregtare, jo një përleshje tregtare. Kjo është serioze. Do të shihni humbjen e vendeve të punës dhe njerëzit humbasin shtëpitë e tyre,” tha Joe Brusuelas, ekonomist, shkruan CNN.