-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump ndalon refugjatët, OKB: E drejta për azil është universale

Kryesoret

Dy vendimet e fundit të presidentit amerikan Donald Trump, për ndalimin e pranimit të refugjatëve dhe mbylljen e programit të azilit, kanë shkaktuar një reagim të fuqishëm nga Komisioni i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Zyrtarja Ravina Samdasani tha se të gjitha shtetet kanë të drejtë të ushtrojnë juridiksionin e tyre mbi kufijtë e tyre, por ato duhet ta bëjnë këtë duke respektuar detyrimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke nënvizuar se “e drejta për të kërkuar azil është një e drejtë universale”.

Ky reagim i OKB-së vjen pas shpalljes nga Trump i gjendjes së jashtëzakonshme në kufirin jugor të SHBA-së, një ditë pas marrjes së detyrës. Trump ka premtuar dëbimin e miliona emigrantëve dhe ka nënshkruar urdhra që ndalojnë udhëtimet e refugjatëve dhe mbyllin një program azili që ndihmonte ata që ikin nga regjimet totalitare në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Në përputhje me këtë vendim, administrata Trump ka njoftuar se ndalon çdo planifikim për pranimin e refugjatëve në SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit