Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, Ergest Prifti, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Arrestimi u bë në rrugën “Dritan Hoxha”, pas kontrollit të automjetit tip “Nissan”, ku u gjet një shkop metalik, i cili u sekuestrua. Prifti ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Torinos dhe një urdhër arresti ishte lëshuar për të.
Pas arrestimit, ai u ndalua për ekstradim në Itali, ndërsa Interpol Tirana po ndjek procedurat për finalizimin e ekstradimit.