Gjykata e Apelit të Bolzanos në Itali ka lënë në fuqi dënimin prej 24 vitesh burg për Avni Meçjan, shqiptar i akuzuar për vrasjen e partneres së tij rumune, Alexandra Elena Mocanu.
Krimi ndodhi më 22 tetor 2022, kur Meçja e goditi partneren me çekiç në kokë në banesën e tyre. Prokuroria kërkoi dënim të përjetshëm, por gjykata konfirmoi vendimin e shkallës së parë me 24 vite burg.
Meçja pranoi vrasjen dhe tregoi se ngjarja shpërtheu pas një debati që përfundoi me dhunë fatale.