Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përshëndetur lirimin e katër grave ushtarake të rrëmbyera nga Hamasi më 7 tetor 2023, duke e cilësuar atë si një “moment shumë të lumtur”, të pritur prej kohësh.
Pas 15 muajsh në robëri, gratë janë në gjendje të qëndrueshme dhe janë transportuar për analiza mjekësore në një spital afër Tel Avivit.
Lirimi i tyre u bë në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë, sipas një marrëveshje për armëpushim që solli fundin e luftërave të ashpra në Gaza.