Zjarrfikësit po punojnë prej më shumë se një ore për të evakuuar banorët e një pallati 8-katësh në Komunën e Parisit, ku garazhi është përfshirë nga flakët në orën 18:00.
Pamjet e tregojnë zjarrfikësit që po zbresin fëmijë dhe të rritur nga ballkonet e apartamenteve.
Ndërkohë, shumë prindër janë të shqetësuar dhe të tronditur, duke mbajtur duar mbi kokë, ndërsa disa fëmijë po qajnë nga paniku.
Ngjarja ka ndodhur në kompleksin “Kika 1”, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk raportohet për të lënduar.