Deputeti Ervin Salianji ka shprehur pikëllimin e tij pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, duke theksuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ringritjen e besimit ortodoks dhe rinovimin e kishës shqiptare.
Salianji shkruan se Anastas Janullatos, për më shumë se 33 vjet, ka kontribuar në restaurimin e infrastrukturës kishtare të shkatërruar nga regjimi komunist dhe se gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në dialogun ndërfetar dhe paqen mes popujve.
“Me keqardhje u njoftova për ndarjen nga jeta të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos.
Primati i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është një hierark i dimensioneve botërore, akademik dhe teolog me kontribut shumëvjeçar në dialogun dhe harmoninë ndërfetare, pajtimin mes popujve dhe paqen në botë.
Ai për më shumë se 33 vjet kontriboi në ringritjen nga hiri të besimit ortodoks dhe rindërtimin e infrastukurës kishtare, që ishin shkatërruar plotësisht nga persekutimi komunist. Edhe ditët e fundit të jetës së tij ai u kujdes për plotësimin e klerit me peshkopë të rinj shqiptarë si një misionar i Krishtit.
Mendimet e mia sot, bashkohen me komunitetin ortodoks shqiptar dhe lutem bashkë me ta që Zoti ta prehë shpirtin e
Kryepiskopit Anastas së bashku me rrjeshtat e shenjtorëve dhe martirëve të Kishës, së cilës ai i shërbeu me vetëmohim.
I përjetshëm qoft kujtimi i Tij????”, shkruan Salianji.