Policia e Tiranës ka arrestuar 34-vjeçarin Mark Kola për mbajtje të armës pa leje dhe prodhim armësh.
Gjatë kontrollit, atij iu gjet në brez një pistoletë me municion luftarak, të cilat u sekuestruan si prova materiale, së bashku me automjetin. A
rrestimi u realizua gjatë operacionit “Ndalesa” pas informacionit për një individ të armatosur që po lëvizte në zonën e “Pjetër Bogdani”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.