Policia ka arrestuar një 36-vjeçar të dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen që ndodhi në Astir, ku një 21-vjeçare u mbajt e mbyllur në një apartament nga disa persona.
Hetimet intensive, duke përfshirë inteligjencën policore, çuan në kapjen e shtetasit E. B., ndërkohë që vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Ngjarja po hetohet nga Prokuroria për të identifikuar dhe ndëshkuar të gjithë autorët.