Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat në Laprakë.
Blushi shprehet se do të prezantojnë derë më derë programin 5 prioritete për 4 milionë shqiptarët, ku garantohet qeverisje me duar të pastra për mirëqenien e qytetarëve të thjeshtë. Ai nënvizon se 11 maji është beteja e përbashkët që do fitohet.
“Në Laprakë, së bashku me Drejtuesin Politik në Njësinë Nr. 11, Dr. Besnik Jakaj zhvilluam një takim me strukturat e Partia e Lirisë në lagjen e njohur si “Kompleksi malajzian”.
Në çdo pallat, në çdo lagje, në çdo Njësi të kryeqytetit anëtarët tanë janë në këmbë, më të motivuar se kurrë, për të sjellë Ndryshimin e shumëpritur më 11 Maj.
Të intensifikojmë aksionin tonë politik për shpëtimin e vendit nga kthetrat e pista të Edi Ramës dhe të prezantojmë derë më derë programin e shkëlqyer, 5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus, që garanton qeverisje me duar të pastra në funksion të mirëqenies së qytetarëve të thjeshtë. 11 Maji është beteja jonë e përbashkët, që do ta FITOJMË!”, shkruan Blushi në rrjetin social në facebook.