Egnatia triumfoi 2-0 ndaj Vllaznisë, ku në minutën e 19-të shënoi Lushkja. M
ë pas në minutën e 38-të shkodranët kishin pretendime për një ndërhyrje ndaj Malës, por arbitri e konsideroi të rregullt dhe nuk akordoi penallti.
Në minutën e 96-të, Zejnullai me një supergol nga jashtë zone, vulosi fitoren. Kështu kjo fitore ka ngjitur Egnatian në krye me 39 pikë, ndërsa Vllaznia zbret e katërta me 37 pikë.