Sot, Bjellorusët shkojnë në kutitë e votimit për zgjedhjet presidenciale, ku pritet që Aleksandër Lukashenko, pas 30 vjetësh në pushtet, të fitojë mandatin e tij të shtatë radhazi.
Gjatë këtyre viteve, ai ka eliminuar çdo opozitë dhe ka forcuar lidhjet e vendit me Moskën, duke mbështetur pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022. Kritikët e tij dhe aktivistët e të drejtave të njeriut e quajnë procesin zgjedhor të manipuluar, duke theksuar se zgjedhjet e mëparshme, në 2020, u shoqëruan me represion të ashpër pas protestave masive.
Kreu i diplomacisë evropiane, Kaya Kalas, e ka kritikuar Lukashenko, duke e quajtur atë të pa-legjitim dhe zgjedhjet një “maskaradë” që është një fyerje për demokracinë.