Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka theksuar nevojën për një përballje të drejtë dhe të hapur brenda Partisë Demokratike.
Gjatë një takimi me demokratët në Kukës, ai u shpreh se është koha për të lënë pas përçarjet dhe për t’i dhënë mundësinë anëtarëve të partisë të zgjedhin drejtuesin e ri.
“Kam një thirrje të sinqertë, për drejtuesit por dhe për Berishën, dil dhe përballu me garën. Jepi mundësi demokratëve që të zgjedhin drejtuesin e ri. Dil dhe ballafaqohu me demokratët,” deklaroi Salianji, duke shtuar se kjo është një betejë për të mundur autokratët dhe për të bërë PD-në fituese.
/5pyetjet.al









