Një 6-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në spitalin e Lushnjes, pasi kishte ardhur nga qëndra shëndetësore Divjakë, pasi po trajtohej për një virozë. Fëmija shoqërohej nga gjyshi dhe ishte në gjendje të rëndë kur ka mbërritur në spitalin e Lushnjes.
Pas mjekimeve të nevojshme, stafi mjekësor ka marrë masa për ta transportuar drejt Tiranës, për një trajtim më të specializuar.
Gjatë tentativës për ta transportuar me ambulancë, sapo ka zbritur nga spitali për të hipur në mjetin e urgjencës, fëmija ka pësuar arrest kardiako-respirator. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai ka ndërruar jetë rreth orës 19:00.