Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Sipas një deklarate nga presidenca franceze, Macron i ka kërkuar Netanyahut që të tërheqë forcta e tij ende të pranishme në Liban.
“Presidenti i Republikës i theksoi Kryeministrit rëndësinë që të mos bëhet asgjë për të minuar përpjekjet e autoriteteve të reja libaneze për të rivendosur autoritetin e shtetit në të gjithë territorin e vendit të tyre”, tha presidenca franceze.
Ende nuk ka asnjë raport për 15 personat e vrarë sot në Libanin jugor nga zjarri i ushtrisë izraelite, siç pretendojnë autoritetet libaneze.