Ndeshjet e Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 20-të janë mbyllur dhe Vora brazoi 1-1 me Besën.
Kavajasit kaluan të parët në avantazh me Spahiun në minutën e 69-të, ndërsa 10 minuta më vonë Dajan Shehi barazoi shifrat. Kështu me këtë barazim, Vora renditet e para me 48 pikë dhe Besa e treta me 40 pikë.
Gjithashtu Flamurtari fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Kastriotit. Kjo fitore i mban vlonjatët në vendin e dytë me 46 pikë, ndërsa krutanët në vendin e pestë me 29 pikë.