Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me shqiptarët në Selanik të Greqisë, ku i ftoi ata të jenë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Spiropali kërkoi mbështetje për Partinë Socialiste dhe projektin e saj për Shqipërinë evropiane, duke theksuar se vota e diasporës ka rëndësi të madhe në këtë proces.
Ajo i inkurajoi shqiptarët që të regjistrohen në platformën e KQZ-së për të mundësuar pjesëmarrjen në zgjedhje.