Zbardhen detaje të reja nga plagosja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Orikum.
I plagosuri Sildi Velaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e tre plumbave që ka marrë.
Drejt tij u qëllua 10 herë. Sipas policisë, Qerim Bello ka qëlluar 10 herë me armë zjarri në drejtim të 29-vjeçarit Sildi Velaj.
Konflikti mes dy personave ka nisur për motive të dobëta, derisa ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.
Autori është në kërkim. Ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë të karburantit ku ndodhi gjithcka.