Endri Shabani i “Nisjes Thurje” i ftuar në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo shprehet se sondazhi më i mirë janë zgjedhjet.
“Partitë e mëdha dhe të vogla nuk janë realitete fikse. Gjasat janë që në këto zgjedhje kemi një relitet që nuk kanë qenë në 2021. Në 2021 kisha përballë grupet e Lulzim Bashës, ku një pjesë janë ose në Dubai ose të arrestuar dhe në Tiranë kisha 5D. SPAK ka bërë punë të mirë që në 2021 nuk e kishim. Këtu ka një spartallim, ku tani janë në burg. E dyta në 2021 PD ishte e bashkuar dhe shumë njerëz shkuan me idenë që do të votojnë për Bashën, tani nuk votojnë pasi e dinë kush është platforma. Në 2021 dhe 2025 nuk janë më të njëjtën faktor.
Sondazhi më i mirë janë zgjedhjet. Shqipëria ka nevojë për ndryshim real, pra nuk është ndryshim në të shkuarën, pra ajo e Berishës ku kthehesh në të shkuarën. Nuk kanë kusuret që nuk kanë vrarë, nuk kanë vjedhur bashkitë.”, tha Shabani.