-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: PD më 8 shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare

Kryesoret

Në datë 8 Shkurt Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare përpara Kryeministrisë. Vendimi i opozitës erdhi pas deklaratave të forta të ish-zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj kundër Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Kur vetë hap shishe 3360 euro Romaneconti dhe kur shkon në qendra detoksikimi 10 mijë euro java dhe kur shpenzon 20 mijë euro me avion taksi dhe kur blen një vazo 5 mln euro sikur të ishe sheik apo sulltan, të sëmurët nuk hyjnë kurrë në radarin tënd. Je aq i pashpirt. Por Edi Rama me qëndrimin që ka mbajtur ndaj të sëmurëve tek Onkologjiku ka treguar ligësinë personale më ekstreme.

Arben Ahmetaj u tha shqiptarëve se katër qarqet e mëdha janë vjedhur nga Edi Rama, por sikur thotë Lubi Balluku, “nga Altin Lala nuk më hyn gjemb në këmbë”. Ai është një shërbëtor i keq i Imer Lalës. Pra autopsia që bëri Ahmetaj është një thirrje për mbarë shqiptarët, cdo ditë që kalon me këtë kriminel, padrino dhe këtë organizatë kriminale është ndëshkim për Shqipërinë.

PD e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie në datë 8 shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria. Ditën e shtunë. Për të treguar mospajtimin e me plotë me këtë grusht kriminelësh që nuk njohin asnjë normë, asnjë moral, që bënë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit