Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pritur sot në një takim ambasadoren e Kanadasë për Shqipërinë, Elissa Golberg. Në takim u bisedua mbi përgatitjet e procesit të ardhshëm zgjedhor dhe shifrat e rëndësishme të regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë.
Ambasadorja Golberg u interesua për regjistrimin si votues nga jashtë të shqiptarëve me vendqëndrim në Kanada, si dhe ka vlerësuar punën e KQZ dhe platformën e regjistrimit PER. Gjithashtu ambasadorja ka ofruar kontributin e Kanadasë për identifikimin e rreziqeve potenciale krahas mbrojtjes që vetë PER ka në funksionim.
Ndërsa Celibashi e ka falënderuar ambasadoren e Kanadasë për gjithë kontributin, ndihmën dhe vlerësimin institucional.