Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, pas grabitjeve të dy bizneseve dhe një tentative për vjedhje në banesë.
B. N., në bashkëpunim me R. F. dhe E. L., kanë vjedhur pajisje dhe vegla pune në një kantier ndërtimi dhe biznes, si dhe kanë tentuar të vidhnin një banesë gjatë natës.
Policia vijon hetimet për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme.