-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klotilda Bushka zgjidhet zv/kryetare e Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë e KiE

Kryesoret

Deputetja socialiste Klotilda Bushka është zgjedhur zv/kryetare e Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të KiE.

Bushka shprehet se së bashku me Kryetarin e Komitetit Lord Richard Keen dhe kolegët e tjerë, do vijojnë të punojnë së bashku për standardet më të mira të shtetit të së drejtës dhe mbrojten e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

“Po në këtë Komitet kolegët më besuan rolin e raporteres për azhornimin e listës së Komisionit të Venecias për indikatorët e shtetit të së drejtës – Venice Commission Rule of Law Checklist si dhe përfaqësueses së përhershme të Asamblesë në Moneyval!
Në Strasburg po mbahen punimet e sesionit të dimrit të Asamblesë, ku ndër të tjera në axhendë
Debati për situatën në Gaza, Ukrainë, zgjedhjet në Gjeorgji dhe Bjellorusi, zgjedhja e gjyqtarëve të GJEDNj – nga kandidatët e Sllovenisë, Armenisë dhe Andorrës, opinioni për draft konventën e Profesionit të Juristit në Evropë, përmbajtja e informacioneve që shpërndahen në rrjetet sociale – balanca mes nevojës për rregullim dhe mbrojtjes së lirisë së shprehjes.”, shkruan Klotilda Bushka në facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit