-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masat e policisë për homazhet e Kryepeshkopit Anastas në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka marrë masa të rrepta për mbarëvajtjen e homazheve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, që do të zhvillohen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Nga ora 15:00 e ditës së sotme, deri në datën 30 janar, do të bllokohen disa akse rrugore kryesore në qytet. Segmentet që do të bllokohen përfshijnë “Ibrahim Rugova”, “Rruga e Kavajës” dhe “Ded Gjo Luli”. Devijimi i mjeteve do të bëhet në rrugët përreth këtyre akseve.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve për respektimin e masave kufizuese, duke theksuar se do të ketë shërbime të patrullave në të gjithë qytetin për të monitoruar dhe lehtësuar qarkullimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit