-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama ironizon opozitën: Noc Rrokun do marrin më 11 maj

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën në një përgjigje për komentuesit në rrjetet sociale, duke thënë se në Tiranë janë ndërtuar 45 shkolla të reja dhe 10 të tjera janë në proces.

Rama theksoi se shkolla “Kosova” u rindërtua nga qeveria socialiste pas një shkatërrimi të mëparshëm dhe sulmoi kundërshtarët politikë duke deklaruar se “Noc Rrokun do ta marrin më 11 maj”, duke iu referuar datës së zgjedhjeve. Ai shtoi se Shqipëria do të vazhdojë të zhvillohet dhe do të ngjitet lart.

Përgjigja e plotë e Ramës:

Patjetër Adrian, të ftoj të dalim bashkë një xhiro nëpër Tiranë dhe t’i shohim bashkë shkollat, por duhet të marrim bukë me vete se janë shumë për t’u parë, madje na duhet të marrim nja 3 ditë, të paktën nja 3 ditë leje nga puna se 1 ditë është shumë pak për t’i parë të gjitha. Janë 45 shkolla të reja në Tiranë ndërsa 10 të tjera në proces. Dua t’i shohim gjatë javës për një arsye tjetër, që të shohësh edhe nxënësit dhe të të mbushet mendja disave këtu që komentojnë dhe pyesin nëse ka më nxënës. Ndërsa historia e grabitjes së oborreve është e vjetër shumë ajo, e kohës së rrumpallës, së viteve ’90 dhe ashtu edhe kthimet e pronave në oborre shkollash janë dhe ato një histori e tejkaluar, edhe ajo e vjetër tanimë. Një nga ato kthime u bë te shkolla “Kosova”.

Asokohe isha kryetar bashkie dhe u thashë harrojeni se do të mund ndonjëherë të ndërtoni pallat në vend të shkollës sa të jem unë këtu. Prenë dhe pishat, pastaj i vunë zjarrin dhe godinës. Por ama në fund shko shikoje, e ringritëm nga hiri si feniksin shkollën më të vjetër të Tiranës.

Meqë ke përmendur Noc Rrokun, e kam qejf Nocin. Noc Rrokun morën nga i gjithë ai agresion mbi truallin dhe mbi godinën e shkollës “Kosova”, njësoj siç do ta marrin më 11 Maj Adrian, ku shqiptarët brenda dhe jashtë t’u tregojnë se Shqipëria nuk do të rrëshqasë më kurrë tëposhtë, por vetëm do ngjitet e do ngjitet lart drejt majës së 2030 në Bashkimin Europian. Erdhi 11 Maji, këtu do jemi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit