Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka urdhëruar ndërtimin e një mburoje mbrojtëse ajrore të quajtur “Iron Dome” për të parandaluar sulmet nga dronët dhe raketat.
Nëpërmjet një urdhri ekzekutiv të firmosur dje, Trump theksoi se kërcënimi nga raketat balistike dhe sulmet ajrore të avancuara mbetet një nga kërcënimet më të rrezikshme për sigurinë kombëtare.
Sistemi është menduar për të mbrojtur qytetarët dhe infrastrukturën kritike amerikane. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, do të paraqesë një plan implementimi brenda 60 ditëve.