Stuhia Hermina ka përfshirë Francën dhe shumë shtëpi dhe biznese janë nën pushtetin e ujit në qytetin Rene në perëndim të vendit.
Qindra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, por nuk raportohet për viktima. Ndërkohë autoritetet franceze presin që përmbytjet të intensifikohen në orët në vijim.
Gjithashtu autoritetet kanë shpallur alarmin e kuq në rajonin Brittany për shkak të rrezikut të përmbytjeve të mëdha.