Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke vënë në dukje se ekonomia shqiptare po rëndon përditë xhepat e qytetarëve, me çmime të larta dhe të papërballueshme, ndërkohë që pagat dhe pensionet mbeten të pandryshuara.
Ajo e cilësoi sistemin ekonomik si të “kapur”, që favorizon oligarkët dhe të privilegjuarit, duke krijuar një dallim të madh mes shtresave të pasura dhe familjeve të zakonshme.
Postimi:
“📉 FMN: Ekonomia shqiptare po i rëndon xhepit të familjeve!
Në raportin e saj të fundit, FMN ka konfirmuar atë që çdo familje shqiptare ndjen çdo ditë: ekonomia jonë është në krizë. 📊
❌ Çmimet në rritje, pagat në vendnumëro – Ushqimet, energjia dhe qiratë po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme, ndërsa rrogat dhe pensionet mbeten të ulëta.
❌ Sistemi i kapur që i shërben të fortëve – Përjashtimet tatimore dhe mbështetja për oligarkët dëmtojnë bizneset e ndershme dhe familjet e zakonshme.
❌ Mungesa e mundësive për të rinjtë – Të rinjtë tanë po largohen, sepse këtu nuk shohin asnjë mundësi të ndershme për të ndërtuar një të ardhme.
💡 Çfarë mund të ndryshojmë? ✔️ Taksat e ulëta, të ndershme dhe të drejta për bizneset e vogla dhe të mesme që mbajnë familjet shqiptare. ✔️ Ndihmë për të përballuar jetesën – pensione më të larta dhe mbështetje për familjet me të ardhura të ulëta. ✔️ Reforma për një sistem ekonomik të drejtë, ku jo vetëm të pasurit dhe të privilegjuarit përfitojnë.
🛑 Shqipëria ka nevojë për një plan emergjence ekonomike! Është koha që ekonomia të shërbejë për qytetarët, jo për të pasuruar më tej një grusht njerëzish.”