Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur interes për të marrë nën kontroll Groenlandën, e cila është nën sovranitetin e Danimarkës.
Ndërkohë, Danimarka ka njoftuar se do të investojë 2 miliardë euro për të forcuar sigurinë dhe praninë ushtarake në Arktik, duke blerë anije dhe dronë të rinj për mbrojtjen e rajonit.
Kjo masë është pjesë e një marrëveshjeje për përmirësimin e mbikqyrjes dhe forcimin e sovranitetit të Groenlandës dhe ishujve Faroe.