Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos ka mbërritur sot në Tiranë, pas nisjes nga Katedralja e Athinës mëngjesin e djeshëm dhe kalimit nëpër Kakavi.
Në Tiranë, do të zhvillohen homazhe dy ditore, ku do të marrë pjesë një grup i ngushtë bashkëpunëtorësh dhe personalitete të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ceremonia mortore do të mbahet të enjten në orën 11:00, me pjesëmarrjen e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Pas vdekjes së Kryepeshkopit, Kisha Ortodokse e Shqipërisë shpalli zi kishtare nga 25 deri më 29 janar.