-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtari i NATO-s: Rusia planifikoi vrasjen e kreut të Rheinmetall

Kryesoret

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, James Appathurai, ka zbuluar një komplot të dështuar të Rusisë për të vrarë kreun e Rheinmetall, Armin Papperger.

Ai konfirmoi se ky ishte vetëm një nga planet e Rusisë për të eliminuar liderët e industrisë së mbrojtjes në Evropë, të cilët po mbështesnin Ukrainën.

Zyrtari i NATO-s  u shpreh se incidentet e sabotimit përfshinin “dalje treni nga shinat, akte zjarrvënieje, sulme në pronat e politikanëve, kërcënime për komplot për të vrarë drejtues të industrisë, si kërcënimi i bërë publik kundër kreut të Rheinmetall, por kishte edhe komplote të tjera”.

Appathurai theksoi se komploti ishte parandaluar falë shërbimeve të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit