-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 4 persona për lojëra fati në Korçë, procedohet pronari i lokalit

Kryesoret

Katër persona janë arrestuar në Korçë, pasi u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati në një lokal. U sekuestruan shuma parash të dyshuara si të fituara nga aktiviteti i paligjshëm, 5 celularë, tavolina loje dhe zare.

Pronari i lokalit, një 58-vjeçar, është proceduar penalisht për përshtatjen e ambienteve për zhvillimin e lojërave të fatit. Arrestimet u realizuan nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Të arrestuarit janë të moshave 31, 52, 38 dhe 41 vjeç, dhe materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit