-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha pret Ali Ahmetin: Kërcënimet ndaj shqiptarëve rrezikojnë stabilitetin rajonal

Kryesoret

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku diskutuan për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe rajon.

Basha theksoi se çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe vuri në dukje rreziqet që vijnë nga ndikimet serbo-ruse në vend.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

“Kisha kënaqësinë të prisja Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, një personalitet me kontribut të shquar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe me një rol kyç në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO dhe avancimin drejt integrimit europian.

Diskutuam për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe rajon.

Duke u ndalur tek zhvillimet gjeopolitike, lufta në Ukrainë dhe kërcënimet ndaj sigurisë së Europës, administratën e re në SHBA dhe një rikonfigurim të lidershipit në BE vende të ndryshme të unionit, theksuam domosdoshmërinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të faktorit shqiptar për mbrojtjen dhe avancimin e interesave kombëtare në rajon.

Dëgjova me vëmendje shqetësimet e zotit Ahmeti lidhur me rreziqet që i kanosen të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përpjekjet për ta shndërruar vendin në një satelit të interesave serbo-ruse përmes agjentëve të tyre, të cilët aktualisht mbajnë pozita të larta në kabinetin qeveritar.

Çdo cënim i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit mbetet e vetmja garanci për bashkëjetesë ndëretnike dhe rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Të drejtat e shqiptarëve janë fituar me sakrifica të mëdha dhe gjaku i derdhur për to nuk mund të nëpërkëmbet nga askush. Popujt e rajonit duhet të ndërtojnë të ardhmen mbi baza të bashkëjetesës dhe respektit reciprok, duke shmangur kthimin pas në konflikte dhe ndasitë e të shkuarës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit